Ligue 1

E bujshme, refuzoi 8 mln euro nga Milani, Donnarumma do fitojë më pak te PSG!

Largimi i Gianluigi Donnarummas nga Milani solli shumë pakënaqësi tek tifozët kuqezi, ajo c’ka i bëri të revoltoheshin akoma më tepër ndaj ish portierit të tyre ishte fakti që ai u largua me parametër 0 duke mos i dhënë as mundësinë klubit për të përfituar diçka. Negociatat për rinovim kishin nisur prej kohësh, por në qershor nuk pati “tym të bardhë”  dhe 22-vjeçari e klubi që e bëri të debutonte në Serinë A firmosën divorcin. U përfol shumë se shkaku i ndarjes ishte kërkesa e lartë e Donarummës siguriosht nëpërmjet menaxherit të tij Raiolës, ky i fundit kërkontë kontratë 1-vjeçare me 12 milion euro në sezon, në një kohë që Milani i propozonte 8 milion, marrëveshja nuk u arrit, Donnarumma u largua dhe firmosi me PSG, tani këtu qëndron e bukura.

Sipas francezes “L’Equipe” futbollisti më i mirë i Europianit në kontratën e tij me parizenët përfiton 7 milion euro në sezon, pa përfshirë bonuset, por që gjithsesi edhe me bonuse nuk do të shkonte asnjëherë tek 12 milion eurot. Kontratë 5-vjeçare që portieri e firmosi në korrik.  Atëherë përse napoletani  nuk e nënshrkoi rinovimin me Milanin për 8 milion euro në sezon dhe pranoi të kalonte tek PSG duke përfituar 1 milion më pak, madje duke marrë edhe më pak se rivali i tij Navas që e ka rrogën 8.2 milion euro në sezon, për më tepër po shkon në një klub ku nuk e ka të sigurt vendin, ndërsa tek Milani jo vetëm që ishte titullar i padiskutueshëm, por mund të ishte edhe kapiten?! Këto janë pyetje, përgjigjet e të cilave mund t’i japë një ditë vetëm Gigio, ose menaxheri i tij, Mino Raiola.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency