Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E bujshme, Rrahmani kryen vizitat mjekësore me Napolin, të kaltrit paguajnë 14 mln euro

Amir Rrahmani bën hapin e madh në karrierë. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës tashmë mund të konsiderohet një futbollist i Napolit. Mëngjesin e kësaj të premteje Rrahamani i është drejtuar klinikës Villa Stuart në Romë për të kryer vizitat mjekësore në llogari të Napolit. Paraqitjet e shkëlqyera të ish-mbrojtësin e Paritzanit me fanellën e Veronës në këtë sezon bënë që Napoli të paguante plot 14 milionë euro për kartonin e tij. Me Napolin Rrahmani do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 1,8 milionë eurosh në sezon, 200 mijë euro më shumë sesa përfiton aktualisht Elseid Hysaj. Por edhe pse tashmë është një futbollist i Napolit, Amir Rrahmani do të qëndrojë deri në fund të sezonit të Verona teksa tashmë do të luajë si i huazuar te skuadra e Ivan Juric.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...