Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Mbretit

E bujshme/ Skuadrat baske eliminojnë Realin e Barcelonën nga Kupa

Reali i Madridit ka dështuar në rrugën drejt triumfit në Kupën e Spanjës, pasi është eliminuar në çerekfinale në mënyrë surprizë nga skuadra baske e Real Sociedadit, që ia doli të triumfojë me shifrat 3-4 në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri Zidane kishte lënë pushim 2-3 titullarë në sfidën e mbrëmjes së sotme, por që gjithsesi në fushë kishte emra si Ramos, Marcelo, Kroos, Benzema, etj., të cilët gjithsesi nuk ia dolën të mbajnë skuadrën në garë për të triumfuar në një nga tre trofetë sezonalë.

Ish mesfushori i Realit të Madridit, Odegaard ishte ai që shënoi golin e parë për Sociedad në pjesën e parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte sulmuesi Isak, që shënoi dy herë në portën e Areolës dhe çoi shifrat në 0-3.

Reali reagoi dhe shënoi një gol me Marcelon, por vetëm pak minuta më vonë ishte Merino që shënoi golin e katërt për skuadrën baske, gol që rezultoi edhe vendimtar për të vijuar më tej në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Rodrygo e Jovic ishin lojtarët që Zidane zgjodhi për të tentuar përmbysjen, ndërsa braziliani dhe Nacho shënuan dy herë të tjera për madrilenët, duke çuar rezultatin në 3-4, por pa ia dalë të shmangin eliminimin.

Por surprizat nuk mbaruan me kaq, pasi skuadra tjetër baske, Athletic Bilbao ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Barcelonës dhe të nxjerrë jashtë kompeticionit këta të fundit, që ishin njëkohësisht finalistë të edicionit të kaluar.

Një gol i Inaki Williams në minutën e tretë shtesë i dha kualifikimin Athletic Bilbaos, ndërsa Barcelona, ndonëse dominoi me kontroll topi e raste, u detyrua të heqë dorë nga njëri prej trofeve sezonalē.

Kujtojmë që para Realit e Barcelonës, ishte eliminuar edhe Atletico Madrid prej skuadrës modeste të Cultural Leonesas, ndërsa në gjysmëfinale do të kemi derbin bask Athletic Bilbao-Real Sociedad.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...