Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

E bujshme, tifozët e Bayern Munich kërkojnë largimin e Nagelsmann!

Nëse moti i bukur dallohet që në mëngjes, atëherë sezoni i Bayern Munich, i pari me Julian Nagelsmann në stol  rrezikon të jetë një dështim epokal. Fati i  trajnerit gjerman është se thënia e famshme nuk është një verdikt. Humbja e pësuar me Napolin me shifrat 0-3 ka acaruar tifozët e kampionëve të Gjermanisë. Pa rezultate dhe me një konsideratë  jo të mirë nga tifozët për shkak të së shkuarës së tij tek  Munich 1860, tekniku 34-vjeçar po merr që tani mbi vete në rrjetet sociale hashtagun  #NagelsmannOut.

Më shumë se dy gola të pësuar mesatarisht në katër ndeshjet  përgatitore deri më tani , tre humbje dhe një barazim edhe pse pa vlerë pikësh janë rezultatet qe kanë vendosur në vështirësi trajneri e ri të “die rotten”. Pas disfatës 2-3 kundër Këlnit dhe barazimit  2-2 ndaj Ajaksit, në harkun kohor të tre ditëve ekipi i  Nagelsmannit u mposht  fillimisht 0-2 nga Moenchengladbach dhe më pas 0-3 nga Napoli i Spallettit.

Eshtë e çuditshme të shohësh një luftanije si ajo bavareze të marrë ujë kaq lehtë, aq më tepër duke pasur parasysh se tashmë ka në stol një nga trajnerët më premtues në skenën evropiane , me ish teknikun e Leipzig  që pasoi Hansi Flickun. Patjeter duhet kohë  edhe për Bayern që të përshtatet me idetë Nagelsmann, por opinioni negativ i tifozëve mund të bëhet gjithashtu një faktor problematik gjatë sezonit.

Sipas gjykimit të tifozëve bavarezë dy mëkate të mëdha janë mbi kokën e Nagelsmann, që për hir të së vërtetës nuk shquhet për simpatinë e tij, mëkatet janë: mungesa e trofeve dhe mbi të gjitha e kaluara tek  Munich 1860. Në ndeshjen ndaj Ajaksit u shfaq edhe një flamur kundër trajnerit për këtë arsye, duke e etiketuar si derr. Pas nokautit kundër Napolit furia e tifozëve është shfaqur menjëherë në rrjetet sociale dhe hashtagu  #NagelsmannOut  po kthehet në trend në Gjermani.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...