Kombëtare

E bujshme, Turqia pa yllin e ekipit ndaj Shqipërisë!

Shqipëria merr menjëherë një lajm shumë të mirë për sfidën e ardhshme ndaj Turqisë që do të jetë përcaktues për fatin e kuqezinjëve në këto eliminatore. Në Turqi në takimin e 11 tetorit të ardhshëm, skuadrës së Edy Rejas i bën punë vetëm fitorja. Lajmi i mirë ka të bëjë me faktin se përfaqësuesja turke ashtu si në sfidën e parë të zhvilluar në Loro Boriçi nuk do të mund të mbështetet te ylli i skuadrës së saj Cengiz Under. Sulmuesi anësor i Romës i cili u dëmtua pak ditë më parë në stërvitje me kombëtaren turke duke humbur edhe sfidat ndaj Andorrës dhe Moldavisë, do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për minimalisht 5 javë, afat i mjaftueshëm ky për të mos qenë në fushë ndaj kuqezinjëve por edhe ndaj Francës në ndeshjet e tetorit.

Analizat të cilave u është nënshtruar Under gjatë ditës së martë kanë evidentuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë dhe kjo do të thotë që Under do të jetë i gatshëm për Romën pas vetëm 5 javësh duke humbur edhe takimet ndaj Sassuolos, ish-skuadrës së tij Istanbul Basaksehir në Europa League, Bolognas, Atalantës, Lecces, Wolfsberger dhe Cagliarit. Këtu hynë edhe dy sfidat e Turqisë ndaj Shqipërisë dhe Francës në të cilat nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Senol Gunes, me Under që do të riaftësohet plotësisht vetëm pas pauzës së kombëtareve në muajin tetor. Me Turqinë në këto eliminatore Under ka luajtur shumë pak pasi nga 6 takime në total është aktivizuar për vetëm 85 minuta në fitoren 2-0 ndaj Francës ku ishte deçiziv me një gol, pasi në ndeshjet e tjera ka munguar për shkaqe dëmtimi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency