Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E bujshme, Uzuni në faqen e parë të një gazete greke, e kërkon Olympiacos!

Myrto Uzuni përfundon në faqen e parë të gazetës greke “Sport Time” e cila raporton lajmin e bujshëm se Olympiacos interesohet për të marrë shërbimet e futbollistit të kombëtares shqiptare i cili ka shkëlqyer në këtë sezon në kampionatin hungarez me Ferencvaros. Me 13 gola të realizuar dhe 6 asiste në të gjitha kompeticionet me kampionët e Hungarisë, Uzuni ka përfunduar në radarët e drejtuesve të Olympiacos të cilët e vlerësojnë për cilësitë që beratasi zotëron ndërkohë që e kanë ndjekur me vëmendje edhe në ndeshjen e Championsit ndaj Juventusit në Allianz Stadium, ku futbollisti kuqezi realizoi edhe 1 gol. Ferencvaros e bleu kartonin e Uzunit për 1,8 milionë euro nga Lokomotiva e Zagrebit një vit më parë dhe për ta lënë të lirë synon të arkëtojë minimalisht 4 milionë euro, shifër e pranueshme kjo për arkat e Olympiacos.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...