Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

E cilësojnë Mourinho i ri, gazetari francez: Do të jetë trajneri i ri i PSG-së

PSG zgjodhi Christophe Galtier si zëvendësuesin e Mauricio Pochettinos. Kampionët e Francës nënshkruan një kontratë 2-vjeçare me 56-vjeçarin, i cili po bën mirë në stolin e ekipit kryeqytetas, që nuk ka pësuar asnjë humbje deri në këtë fazë të sezonit.

Kylian Mbappe është tema e momentit te PSG, media të ndryshme flasin për një largim të sulmuesit, ndërkohë që gazetari francez Dominique Severac ka “zbuluar” edhe pasardhësin e Galtier në pankinën e PSG-së.

Nuk e di se kur, por trajneri i ri i PSG-së do të jetë Ruben Amorim”, deklaroi Severac për RTL. Amorim është vetëm 37 vjeç, si futbollist luante si mesfushor duke ia dalë të vishte 14 herë fanellën e kombëtares portugeze.

Prej 5 marsit të vitit 2020 drejton Sportingun e Lisbonës, ekip me të cilin fitoi titullin kampion në Portugali sezonin e kaluar, Kupën (2x) dhe Superkupën e Portugalisë. Amorim ia doli ta fitonte Kupën e Portugalisë edhe si trajneri i Bragës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...