Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E cilëson si Zanettin e Iranit, ish-trajneri i Interit: E arrestuan përpara djalit 10-vjeçar!

Vouria Ghafoori është 35 vjeç, luan si anësor i djathtë dhe numëron 26 ndeshje me kombëtaren e Iranit. Ditët e fundit është arrestuar për qëndrimet e tij kundër regjimit diktatorial në Republikën Islamike të Iranit, lajm që është konfirmuar nga Andrea Stramaccioni, ish-trajneri i tij tek Esteghlal FC, klubi më popullor në Iran.

Ne shpresonim që ishte thjesht një shoqërim në komisariat, por lojtari u arrestua dhe u mor me forcë në sy të djalit të tij 10-vjeçar. Më bëhet mishi kokërr kur e mendoj… Jam i shokuar, kam biseduar me disa miq të mi në Teheran. Gruaja e tij është e shqetësuar, si të gjithë ne”, deklaroi ish-trajneri i Interit.

Stramaccioni e krahason Ghafoorin me legjendën Javier Zanetti, ndërkohë që raportohet se ai është arrestuar për propagandë dhe fyerje kundër shtetit iranian, që kohët e fundit është përballur me protesta të fuqishme të organizuar nga femrat, të cilët kërkojnë më shumë liri dhe të drejta.

Atleti i krahut të djathtë, është një emër i njohur në vendlindje për qëndrimet e tij kundër diktaturës. Në vitin 2019 shpërndau bluza në nderim të ”vajzës blu” Sahar Khodayari, e dënuar me burg pasi tentoi të shihte në stadium një takim të Estaghalit, ekipit të zemrës.

Ghafoori u kthye në një idhull për popullin e thjeshtë vitin e kaluar pas një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruante: “Si futbollist, ndihem i poshtëruar që luaj në një epokë ku nënat dhe motrat tona ndalohen të hyjnë në stadiume.”

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...