Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

E çuditshme/ 500 të ftuar në dasmën e Ramos, por nuk ka vend për CR7-ën!

Momenti i shumëpritur po vjen. Këtë fundjavë në një nga katedralet më të famshme të qytetit të Sevilles, kapiteni i Realit të Madridit Sergio Ramos do të lidhë kurorë me partneren e tij, prezantuesen televizive Pilar Rubio me të cilën është në një lidhje dashurie që nga viti 2012 dhe ka 3 djem. Por më shumë sesa cermonia martesore e çiftit Ramos-Rubio e cila ishte vendosur prej kohësh, lajmi i bujshëm ka të bëjë me faktin se mbrojtësi i Los Blancos nuk ka ftuar në dasmën e tij, ish-shokun e skuadrës Cristiano Ronaldon me të cilin luajtën për 9 vite sëbashku te Reali i Madridit. Një lajm bombastik ky i zbuluar nga gazeta madrilene Marca që nënkupton se marrëdhëniet shoqërore mes kapitenit të Realit të Madridit dhe 5-herë fituesit të Topit të Artë nuk kanë qenë aspak të mira, madje në largimin e CR7-ës nga Madridi mund të ketë ndikuar edhe raporti jo i mirë me Sergio Ramos.

Në dasmën çiftit Ramos-Rubio do të jenë plot 500 të ftuar mes tyre edhe dyshja e famshme David Bechkam-Victoria Beckham me anglezin që ka luajtur bashkë me Ramosin te Reali për 2 vite, ndërkohë që Sergio ka ftuar në dasëm edhe shokun e tij të repartit në kombëtaren spanjolle Gerard Pique i cili do të shoqërohet nga partnerja e tij, këngëtarja Shakira. Dy emra këta që shtojnë thashethemet mbi vendimin e Ramos për të mos ftuar Ronaldon. Në festën që do të zhvillohet pas cermonisë në kishë, do të performojë grupi i njohur muzikor i rock-ut AC/DC, prania e të cilëve në dasmë do t’i kushtojë xhepave të çiftit Ramos-Rubio plot 900 mijë paund. Të pranishëm në atë që konsiderohet si dasma e vitit do të jenë edhe presidenti i Realit Perez dhe trajneri Zidane ndërsa i ftuar është edhe portieri legjendar i Los Blancos Iker Casillas, prania e të cilit është ende në dyshim për shkak të atakut në zemër që pësoi disa javë më parë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...