Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europë

E çuditshme nga Hungaria/ Protestoi kundër racizimit në ndeshjen ndaj shqiptarëve, dënohet trajneri!

Racizimi vijon të mbetet një temë e nxehtë në botën e futbollit që herë pas herë shfaqet në versionin e tij më të shëmtuar. Kështu ka ndodhur edhe në Hungari në ndeshjen mes Zalaegerszegi-Honved. Sfida që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 0-2, ku theksojmë se pjesë e Honved janë edhe dy shqiptarët Albi Doka e Herdi Prenga (Doka luajti 90 minuta) u “nxi” nga racizimi që shfaqi në tribuna tifozeria mike.

Ata nisën të bënin imitime të majmunit sa herë disa nga lojtarët me ngjyrë të Zalaegerszegi preknin topin. I gjendur para një situate të vështirë, trajneri i skuadrës, Ricardo Moniz nuk mund të qëndronte “duarkryq”. Holandezi protestoi fillimisht te arbitri i katërt dhe më pas vendosi të futej në fushë për të marrë vëmendjen e duhur.

“I kërkova arbitrit të katërt disa herë që të ndalonte lojën, por nuk më dëgjoi. Më pas vendosa të hyja dy metra në fushë pasi nuk kishte mënyrë tjetër dhe u ndëshkova me karton të kuq prej kësaj. Kisha mbështetjen e të gjithë stafit”, u shpreh Moniz. Por, holandezi edhe pse ishte autor i një veprimi të drejtë, në Hungari kanë vendosur ta pezullojnë dhe Moniz nuk do të jetë në stol për katër ndeshjet e radhës duke e mbyllur në tribuna këtë vit.

Sakaq, drejtori sportiv i Zalaegerszegi, Attila Dragoner theksoi se është i zhgënjyer për vendimin mbi pezullimin e trajnerit të skuadrës. “Na vjen shumë keq që Moniz nuk do të ulet në stol për katër ndeshjet e radhës, por mund të them se ai ka mbështetjen e të gjithë stafit dhe lojtarëve”.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...