Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E dashura e Malcuit: Napolitanët janë racistë të neveritshëm! Reagon klubi…

Ashley Rose, e dashura e mbrojtësit të Napolit, Kevin Malcuit, ka shpërthyer ndaj shfaqjeve raciste të napolitanëve ndaj saj, në një status të gjatë në Instagramin personal.

Vajza ka treguar se napolitanët e tallin dhe përçmojnë në mënyrë të vazhdueshme për tiparet e saj, për ngjyrën e lëkurës, modelin e flokëve etj., ndërsa pranon së është zhgënjyer nga shfaqjet raciste.

“Napolitanët janë treguar të neveritshëm me mua, që kur kam ardhur këtu. Më kanë quajtur “motra e Malciut”, pasi kemi të njëjtin model flokësh, si dhe kanë thënë që jam e keqe. Unë nuk jam e bardhë, e hollë dhe me flokë të drejtë si europianet, por jam me flokë me rrica afro, e zezë dhe me forma. Unë i dua flokët e mi, dua ngjyrën time të lëkurës dhe format e mia, dhe kur shoh komentet tuaja, kuptoj se jam shumë më e bukur se ju, pasi kam shpirtin të bukur. Nuk jam në një marrëdhënie me ju, ndaj nuk më intereson mendimi juaj. Para se të vija këtu, më kishin thënë se napolitanët janë racistë, por nuk e besova. Tani po e kuptoj se janë vërtetë racistë (ndonëse jo të gjithë), dhe pas telefonit gjithçka bëhet më e lehtë”, shkroi Ashley Rose në Instagram.

Pas këtij statusi të të fejuarës së Malcuit, ka reaguar edhe klubi i Napolit me një deklaratë zyrtare, ku i ka kërkuar ndjesë asaj dhe i ka quajtur budallenj, ata që shfaqin sulme raciste.

“Ne e lexuam shpërthimin e të dashurës së Kevin Malcuit, e cila ka marrë abuzime raciste. Janë të neveritshme. Napolitanët nuk janë racistë, por me siguri që ka disa budallenj dhe ne i dënojmë me forcë. Na falni”, thuhej në reagimin e Napolit.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...