Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

E dëmtoi gjatë ndeshjes, argjentinasi kërcënon holandezin: Do shihemi shpejt!

Ndeshja mes Marseille dhe Ajax në Europa League dhuroi emocione të shumta teksa u shënuan shtatë gola me francezët që triumfuan me shifrat 4-3. Por, një episod jo i këndshëm ishte përplasja mes Berghuis dhe Joauqin Correa. Holandezi ishte autor i një ndërhyrje të ashpër në kavilje ndaj argjentinasit dhe u ndëshkua me kartonin e kuq.

Nga ana tjetër, Correa nuk mundi ta vazhdonte lojën dhe la fushën i dëmtuar. Pas sfidës, Berghuis u shpreh se nuk e kishte dëmtuar kundërshtarin. I menjëhershëm reagimi i Correas në rrjetet sociale me këtë të fundit që u shpreh se holandezi është i pafytyrë.

Lexo edhe:

“Nuk të njoh, por qenke i pafytyrë derisa flet pas ndeshjes dhe thua se nuk ndodhi asgjë. Do të ishte mirë që të kërkoje falje për ndërhyrjen dhe të shqetësoheshe për gjendjen time. Mes kolegëve respekti duhet të jetë gjithmonë i pari. Por, do të shihemi shpejt”, përfundoi Correa.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...