Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

“E dënuan si një fëmijë”, ish-lojtari i Francës i del në krah Mbappe: Nuk luhet në të tilla kushte

Mbappe: Unë në Serinë A? Do ta bëja vetëm për një skuadër

Kylian Mbappe njoftoi zyrtarisht se me përfundimin e këtij sezoni, do të mbyllet edhe aventura e tij shtatëvjeçare në radhët e Paris Saint-Germain. Sulmuesi francez vendosi të mos e rinovojë kontratën me parizienët dhe në verë do të largohet me parametër zero, me shumë mundësi me destinacionin Madridin te Reali.

Në këtë periudhë nuk kanë munguar kritikat për 25-vjeçarin, duke i kërkuar llogari për mos rinovimin e kontratës dhe largimin me parametër zero. Por, një nga ata që i del në mbrojtje Mbappe është ish-futbollisti i kombëtares së Francës, Bixente Lizarazu i cili thekson se Parisi nuk e trajtoi mirë Mbappe kur mësoi se lojtari do të largohej ndërsa shtoi se për sulmuesin nuk ishte e lehtë të luante në ato rrethana.

Lexo edhe:

“Mendoj se ishte koha për të thënë “mirupafshim”. Bëri mirë që e komunikoi vendimin nëpërmjet rrjeteve sociale, është më e lehtë në atë mënyrë. Është e komplikuar kur t’i lë pas shtatë vite për të nisur një rrugëtim të ri. Mendoj se Parisi nuk u soll mirë me Mbappe kur mësoi se ai do të largohej. E ndëshkuan si një fëmijë dhe unë nuk kuptoj se si më pas lojtari mund të jap më të mirën në fushë dhe të performojë në nivele të larta .

Një lojtar duhet të jetë gjithmonë i lirë të largohet nëse kontrata ia lejon. Por, e pashë që PSG dhe presidenti i klubit nuk e pritën mirë. Luis Enrique e trajtoi si gjithë lojtarët e tjetër dhe normale që Mbappe nuk u ndje mirë. Ai nuk është një makineri apo robot, është një qënie njerëzore që ka nevojë për dashuri dhe për ambient pozitiv.

Kishte shumë konflikt në klub dhe sado që trupi i Mbappe mund të punojë shkëlqyeshëm, sërish mendja bën diferencën dhe ai nuk ishte i qetë. Mbappe e meriton që të nderohet nga tifozët e tij sepse është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit”, u shpreh Lizarazu.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...