Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

E dërguan në huazim, portugezi i Liverpool: Nuk flas me Klopp!

Një nga transferimet e Liverpool në verën e kaluar ishte edhe Fabio Carvalho, talenti i transferuar nga radhët e Fulham për shifrën e pesë milionë paundëve. Në sezonin e parë me “The Reds”, portugezi mundi të aktivizohej në 21 ndeshje përgjatë sezonit, edhe pse vetëm katër prej tyre i nisi nga minuta e parë. Këtë verë, në mënyrë që 20-vjeçari të fitojë më shumë eksperiencë dhe të marrë më shumë minuta në këmbë, Liverpool mendoi ta huazonte në Bundesligë te Leipzig.

Në fjalët e tij të parë si futbollist i gjermanëve, Carvalho zbuloi se nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin Jurgen Klopp. Mesfushori me tipare sulmuesi theksoi se nuk u konsultua me teknikun 56-vjeçar për transferimin në Gjermani duke mos marrë asnjë këshillë prej tij, edhe pse Klopp është një njohës i shkëlqyer i Bundesligës.

Lexo edhe:

“Të them të drejtën, unë nuk flas me Jurgen Klopp. Ai nuk më dha asnjë këshillë për kalimin në Gjermani, unë duhet thjesht të mësoj vetë dhe besoj se kjo është mënyra më e mirë për t’u rritur”, u shpreh Carvalho. Portugezi tashmë është i grumbulluar për fazën përgatitore te Leipzig dhe është gati të marrë minuta edhe në miqësoren e radhës të gjermanëve, atë ndaj Udineses.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...