Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“E dha fjalën përpara finales”, në Francë zbulojnë të ardhmen e Messit

Leo Messi nuk ka ndërmend të ndahet me kombëtaren e Argjentinës dhe as me PSG-në. “Pleshti” po luan sezonin e dytë me kampionët e Francës. Kontrata i përfundon në verë, në “Camp Nou” shpresojnë rikthimin e idhullit të tyre, por kampioni i botës nuk do largohet nga Parisi.

Le Parisien raporton se drejtuesit e PSG-së kanë gjetur gjuhën e përbashkët me babanë e Leos, njëkohësisht agjenti i tij, për të rinovuar deri në verën e vitit 2024. “Do të vendos për të ardhmen pas Kupës së Botës”, u shpreh 35-vjeçari përpara fillimit të Botërorit.

E përditshmja franceze shkruan se bisedimet kanë nisur prej kohësh dhe marrëveshja e rinovimit me një tjetër vit u arrit në mesin e Katar 2022. Familja është përshtatur për mrekulli në kryeqytetin francez dhe PSG i mundëson yllit argjentinas garimin në nivele të larta.

Pasi realizoi ëndrrën për të fituar Kupën e Botës me Argjentinën e tij, Messi synon t’i dhurojë PSG-së edhe trofeun e parë të Champions League. Skuadra e Galtier do të përballet me Bayern Munchen për një biletë mes tetë ekipeve më të mira europiane.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...