Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E dhimbshme, djali i ish-presidentit të Realit nuk gjen trupin e të atit

Madrid, SPAIN: Former Real Madrid FC President Lorenzo Sanz, one of five candidates for the club's presidency, appears in Madrid 15 June 2006. Five candidates put their names forward for the July 2 election with fans tempted by promises of fresh blood, concert tickets and free entry to top nightclubs. Sanz launched his comeback bid under the slogan, "Let's talk football." AFP PHOTO/ STR (Photo credit should read STR/AFP via Getty Images)

Ashtu si Italia, edhe Spanja është gjunjëzuar para pandemisë së Koronavirusit. Janë me mijëra të vdekurit në vendin iberik, por më i dhimbshëm është fakti që ka nga ata që nuk gjejnë trupat e të afërmve të tyre. Dhe kur i ndodh djalit të ish-presidentit të Real Madridit…

I biri i Lorenzo Sanz, i cili ndërroi jetë për shkak të prekjes nga Koromavirusi më 21 mars, gjatë një interviste në programin “Salvame” të TeleCinco zbuloi se trupi i babait të tij nuk dihet ku është. Ai bën thirrje që çështja të zbardhet dhe të vijojë procesi i djegies së trupit.

“Gazzetta dello Sport” shpjegon se ideja fillestare ishte për të çuar në krematorium më 24 mars, por ceremonia u shty për shkak të kolapsit të institucioneve të funeralit në Madrid, si pasojë e numrit shumë të lartë të vdekjeve.

Meqë ishte e pamundur që procesi të bëhej në varrezat e San Isidoro, trupi i pajetë i Lorenzo Sanz u nis drejt Escorial, por, sot, djali i ish-presidentit të Real Madridit thotë se nuk mbërriti kurrë dhe se askush nuk e di se ku ndodhet.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...