Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

E dhimbshme, vajza 8-vjeçare humb jetën duke praktikuar kërcim ajror

Ushuaia, kryeqyteti i provincës argjentinase të Tierra del Fuego, është tronditur nga një aksidentit fatal që i ka marrë jetën një vajze tetëvjeçare, teksa po praktikonte sportin e kërcimit ajror në dhomën e saj. Siç raportohet nga gazetat “La Nación” dhe “El Sureño”, Layla Eluney Cabrera humbi ndjenjat e për rrjedhojë edhe jetën pas pas një manovre të gabuar me pëlhurat.

Në momentin që policia u shfaq në banesën e saj, në lagjen 245 Viviendas, të premten në mbrëmje, prindërit e vajzës së vogël po përpiqeshin ta kthenin në jetë, pasi e kishin gjetur të varur mes pëlhurave në dhomën e saj. Menjëherë Layla u transferua në Spitalin Rajonal, ku të gjithë përpjekjet për t’i shpëtuar jetën rezultuan të kota.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...