Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“E di që Liverpool më ndjek”, të kuqtë identifikojnë zëvendësuesin e Mane

Sadio Mane dhe Liverpool duket se do të ndajnë rrugët pas gjashtë vitesh bashkëpunim, teksa sulmuesi senegalez e ka pranuar se është në kërkim të një aventure të re. Bayern Munich është ekipi më i interesuar për shërbimet e 30-vjeçarit, teksa bavarezët gjithashtu kërkojnë një zëvendësues për Robert Lewandowskin.

Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit anglez duke njohur vullnetin e Mane, kanë nisur të ideojnë zëvendësuesin e senegalezit ndërsa një nga opsionet për trajnerin Jurgen Klopp është Arnaut Danjuma i Villarealit. Ky i fundit ka zhvilluar një sezon pozitiv me spanjollët teksa në këtë sezon realizoi 10 gola.

Sakaq, interesin e Liverpool e konfirmoi vetë futbollisti 25-vjeçari i cili theksoi së fundmi se e di shumë mirë se të kuqtë janë duke e ndjekur nga afër. Megjithatë, sulmuesi nuk u zhbalancua dhe theksoi se ende nuk ka asgjë konkrete mes tij dhe Liverpool, ndërsa sigurisht transferimi në Premier League tek “The Reds” do të ishte mundësia e karrierës për Danjumën.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...