Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“E di sa qejf bëhet në Champions, por nuk e kam thelbësore”, Eriksen tregon ofertat!

Kur ka kaluar më shumë se një vit nga drama e Christian Eriksen në Euro 2020, futbollisti danez është rikthyer sërish të jetë protagonist në fushat e gjelbërta teksa firmosi në janar me klubin e Premier League, Brentford. Ish-lojtari i Inter ka treguar një formë optimale në një nga kampionatet më elitare të Europës, ndërsa falë kësaj kanë nisur edhe ofertat e para për mesfushorin.

Vetë Eriksen nuk e mohon interesin nga ana e Manchester United ndërsa thekson se do t’i pëlqente të luante në Champions League megjithatë shton se për të nuk është thelbësore pjesëmarrja në një kompeticion të tillë.

“Kam oferta të ndryshme dhe opsione të cilat po i konsideroj, më pas do të marrë një vendim. Do të më pëlqente të luaja sërish në Champions League, e di sa shumë qejf bëhet në një kompeticion të tillë. Gjithsesi, për nuk është një kusht thelbësore që skuadra e ardhshme të jetë pjesëmarrëse në Champions League”, u shpreh Eriksen.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...