Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“E di sa vlej”, Leclerc nuk dorëzohet: Kur gabon të hedhin poshtë, por nuk ka problem!

63 pikë larg Max Verstappen kur kanë mbetur edhe 10 gara nga fundi i Botërorit të Formula 1. Megjithatë, një diferencë e tillë duket se nuk e tremb Charles Leclerc që vijon të besojë se mund të jetë ai që do të triumfojë në fundin e këtij kampionati. Piloti monegask gaboi në mënyrë fatale në Çmimin e Madh të Francës duke dalë jashtë piste teksa ishte në kryesimin e garës, një gafë të cilën do të kërkojë ta rikuperojë në Çmimin e Madh të Hungarisë këtë fundjavë në pistën e Hungaroring. 24-vjeçari shprehet se nuk do të ndryshojë stilin e të pilotuarit ndërsa shtoi se e di shumë mirë sa vlen pavarësisht kritikave të marra së fundmi.

“Nuk do ta ndryshoj stilin e të pilotuarit dhe do të vazhdoj të garoj në limite sepse diçka e tillë më ka bërë të fitoj në garat e kaluara. Në fillim të vitit nuk dija ta menaxhoja makinën, por jam përmirësuar dhe dua të shtyj në maksimum sepse ka shumë përfitime. Unë jam një pilot dhe kjo është ajo që duhet të bëj, ndoshta në garën e fundit e teprova dhe më pas dola nga pista.

Megjithatë, ndjehem se jam gati për të fituar kampionatin. Nëse shohim këtë pjesë të parë të sezonit, atëherë besoj se jemi dakord që ka qenë pjesëmarrja ime më e mirë në Formula 1 dhe kam hedhur hapa përpara. Gabimet si ai në javën e kaluar tregojnë se kam ende rrugë, por unë e di sa vlej. Kur bën gafa të gjithë të hedhin poshtë, por nuk ka problem, është pjesë e profesionit”, përfundoi Leclerc.

Vlen të theksohet se një pilot i Ferrarit nuk fiton një kampionat Botëror prej vitit 2007, një arritje që i mbetet Kimi Raikonnen ndërsa kujtojmë se garën e së dielës në pistën e Hungaroring mund ta ndiqni në RTSH përmes platformës Digitalb.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...