Harry Maguire është sërish në qendër të kritikave teksa mbrojtësi ishte i pafat në ndeshjen miqësore të Anglisë kundër Skocisë duke shkaktuar një autogol.
Komentet negative dhe tallëse ishin të pafundme duke detyruar një sërë personazhesh t’i dilnin në krah Maguire. I fundit që kërkon të ndryshohet kjo sjellje ndaj 30-vjeçarit është David Beckham. Tabloidi “The Sun” zbuloi se ish-lojtari i Manchester United i ka dërguar një mesazh Maguire duke i shprehur mbështetjen.
Lexoni edhe:
- Sylvinho “fluturon” ulët: Edhe tri finale, s’mund të mendojmë që jemi kualifikuar
- Ndryshon pronësia, Everton blihet nga fondi që zotëron Genoa, Hertha Berlin dhe shumë klube të tjerë
- Gol dhe asist tek Antwerpi, sulmuesi i Kombëtares në një moment të artë (video)
- VIDEO/ Më i miri i ndeshjes, Tuci i jep fitoren Lokomotivës së Zagrebit
Sipas tabloidit britanik, Beckham i tha Maguire se edhe ai e ka kaluar një situatë të tillë në karrierë pas kartonit të kuq me Anglinë në Botërorin e vitit 1998 dhe se njeh mjaft mirë ndjesinë e të qenurit në qendër të kritikave.
Megjithatë, gjithnjë sipas “The Sun”, Beckham e siguroi Maguire se mund t’ia dalë dhe se duhet të qëndrojë me kokën lart pavarësisht komenteve.
