Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E diel e ngjeshur në Supersport, ja sfidat që zhvillohen ditën e sotme

Pas impenjimit të skuadrave kryesore, radhën për të zbritur në fushë ditën e diel në Kontinentin e Vjetër e kanë ekipet e tjera që mbeten, gjithsesi siç dihet për shkak të ngjeshjes së pazakontë të kalendarit në Kupat e Evropës, për arsye të pandemisë së koronavirusit, një situatë e tillë do të përsëritet për plot tre fundjava rresht, deri në mesin e muajit të ardhshëm, kur do të grumbullohen sërish skuadrat përfaqësuese.

Kështu në Serinë A takimi i mbrëmjes do të luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës ku verdhekuqtë do të presin në orën 20:45 skuadrën e Beneventos. Ndërkohë çerek ore më vonë në Spanjë në Primera Division, Real Betis do të masë forcat në stadiumin “Benito Villamarin” me ekipin e Real Sociedad-it. Të dy klubet e kanë filluar vërtet shumë mirë këtë sezon të ligës spanjolle dhe në Andaluzi të gjithë presin një ndeshje spektakolare dhe me shumë gola, duke marrë parasysh faktin që këto janë edhe dy ndër skuadrat që kanë realizuar më shumë gola në katër javët e para në Primera Division.

Dueli i mbrëmjes i orës 21:00 në Le Championnat është rezervuar për takimin Lille – Lens, me dy skuadrat që e kanë nisur kampionatin francez gjithashtu në mënyrë tepër pozitive. Në orën 18:00 në Serinë A Udinese do të presë në Friuli skuadrën e Parmës, ndërsa më herët në orën 15:00 po në kampionatin italian do të luhen ndeshjet e tjera Spezia – Fiorentina dhe Torino – Cagliari.

Si zakonisht ditën e diel Bundesliga ofron dy takime dhe në orën 15:30 në “RheinEnergie Stadion” fillimisht do të zhvillohet takimi Koln – Eintracht Frankfurt, ndërsa më vonë në orën 18:00 në “Gelsenkirchen” do të luhet ndeshja Schalke – Union Berlin, sfida të cilat të gjithë të pasionuarit e futbollit gjerman do të kenë mundësi për t’i ndjekur si gjithmonë nëpërmjet Kanalit Eurosport 2.

Në Holandë do të zbresin në fushë dy klubet më të titulluar në Eredivisie. Fillimisht në orën 14:30 kampionët në fuqi do të presin në Amsterdam skuadrën surprizë të Heerenveen-it, ndërsa takimi përmbyllës i javës së pestë do të jetë dueli Zwolle – PSV Eindhoven. Sfidat në Supersport fillojnë herët, praktikisht që në mesditë, kur Feyenoordi do të masë forcat në shtëpi me Spartën, në derbin e Roterdamit, ndërsa në këtë pjesë të ditës në Serinë A me shumë interes pritet gjithashtu edhe derbi i Emilia Romagna-s, Bologna – Sassuolo, që do të luhet në orën 12:30 në stadiumin “Dall’Ara”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...