Formula 1

E diel “e zezë” për Ferrarin, Mercedes triumfon me fat në Bahrein

Duhet të ishte java e Ferrarit, që në pistën e Bahreinit e nisi garën me dy makinat e saj në krye, por fati i keq me Leclerc dhe një gabim i Vettel, bëri që skuadra italiane të kënaqej vetëm me një vend të dytë të pilotit monegask.

Charles Leclerc u nis i pari në pistën e Bahreinit, por u parakaluar menjëherë nga shoku i skuadrës, Vettel, por me kalimin e xhirove, piloti francez i Ferrarit rikuperoi pozitat e tij dhe po udhëhiqte i qetë, i shkëputur nga ndjekësit.

Fillimisht ishte Vettel, që gaboi tërësisht në një moment kur po sulmohej nga Hamilton dhe dëmtoi makinën, duke u detyruar të bëjë një “Pit Stop” të tretë të detyrueshëm, që nuk e lejoi të shkojë më shumë se vendi i pestë në fund të garës.

Më pas, befasia ndodhi me Leclerc, që kishte një distancë prej rreth 10 sekondash me Hamilton në vendin e dytë, por një problem në motor, bëri që t’i binin ndjeshëm xhirot e makinës dhe kur kishte edhe 12 xhiro nga fundi, u parakalua nga britaniku i Mercedes.

Vetëm pak xhiro më mbrapa, ishte edhe piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas që parakaloi, duke u renditur i dyti, ndërsa vetëm ndërhyrja e makinës së sigurisë, bëri që Leclerc t’i shpëtonte parakalimit nga Verstappen dhe të arrinte të ngjitej në podium.

Gara e Bahreinit konfirmoi problemet për Ferrarin, që në dy gara ka siguruar vetëm një podium, ndërsa Sebastian Vettel, përveçse me Hamilton, tashmë do të duhet të bëjë llogaritë edhe me shokun e skuadrës, Charles Leclerc, që po tregon një agresivitet të jashtëzakonshëm.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency