Gossip

E diela ditë feste në Francë, koncerti i Beyonce dhe finalja e Botërorit

Koncerti i Beyonce dhe Finalja e Botërorit në një ditë! Parizienët do të kenë mundësinë të shijojnë dy spektakle të jashtëzakonshme natën e 15 korrikut., Franca do të përballet në finalen e botërorit “Rusi 2018” me Kroacinë. Nga ana tjetër, në stadiumin më të madh në Francë, do të mbahet ndalesa e parë franceze e turneut më të “nxehtë” të vitit, “On The Run II” e Beyonce dhe Jay Z, në “Stade de France”. Finalen apo koncertin? Tashmë kjo dilemë është zgjidhur, pasi organizatorët në “Stade de France” kanë vendosur që finalja e Botërorit do të transmetohet në ekranin gjigant të skenës së koncertit dhe pas përfundimit të finales, Bey dhe Jay do të ngjiten në skenë për të performuar. Pra, nëse Franca fiton, parizienët do të mund të kenë një arsye më shumë për ta “ndezur” “Stade de France” të dielën.

To Top