Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

E diela e Bundesligës, spikat Paderborn-Dortmund!

Java e 29-të e Bundesligas vijon këtë të dielë me dy takime të tjera shumë interesante pasi luhet për vendin e 2-të dhe zonën  Champions. Borussia Moenchengladbach për t’u rikthyer në 4-shen e parë duhet medoemos të mposhtë Union Berlin në sfidën shtëpiake në Borussia Park. Gladbach që ka grumbulluar vetëm 1 pikë në 2 ndeshjet e fundit vjen në këtë sfidë me plot 5 mungesa përballë një Union Berlini që ka shumë probleme për momentin. Në orën 18:00 do të jetë radha e Borussias së Dortmundit që do të përballet me skuadrën e vendit të fundit Paderborn që mesa duket e ka prerë tashmë biletën për në Bundesligën e dytë.

Verdhezinjtë pas humbjes në klasiken ndaj Bayernit do të kërkojnë të ringrihen në një ndeshje sa të lehtë aq edhe delikate duke patur parasysh që në fazën e parë u ndal në një barazim 3-3 nga skuadra e Klaus Gjasulës. Përveç kapitenit Reus, mbrojtësve Zagadou e Schulz dhe mesfushorit Dahoud, listës së të dëmtuarve u është shtuar sulmuesi Erling Haaland, gjithsesi edhe me këto 5 mungesa, Dortmundi i ka të gjitha kapacitetet për të marrë tre pikët në këtë duel. Të dyja këto sfida do të vinë live në ekranin e Digitalb nëpërmjet kanalit Eurosport 2.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...