Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E Diela e futbollit në SuperSport

E diela në supersport sjell duele interesante, ku padyshim vëmendjen më të madhe e zë derbi i Londrës Tottenham – Chelsea. Blutë e nisën keq mbrojtjen e titullit, duke u mposhtur në javën e parë nga Burnley në shtëpi. Një rezultat që ka trazuar ambientin dhe tashmë Conte do të kërkojë të rikthejë skuadrën e sezonit të shkuar. Duket se lufta në distancë me Diego Costën ka ndikuar por një derbi është ilaci i duhur për të bërë kthesën. Megjithatë ndaj gjelave nuk është e lehtë, pasi djemtë e Pocetinos kanë hedhur kandidaturën për titullin, madje në javën e parë triumfuan në një transfertë të vështirë, ndaj Neëcastle. Në Spanjë zbresin në fushë dy të mëdhatë, me Realin që nis mbrojtjen e titullit në transfertën e La Corunes ndaj Deportivos. Zidane duhet të bëjë llogaritë pa yllin e skaudrës, Cristiano Ronaldo, por los Blancos treguan që mund tia dalin edhe pa portugezin në sfidën e kthimit të superkupës ndaj Barcelonës. Katalanasit në krahun tjetër zbresin më përpara në fushë, teksa në Camp Nou do të presin Real Betis. Zhgënjimi në superkupë duhet kaluar, teksa Ernesto Valverde duhet së pari të rikuperojë skuadrën në aspektin psikologjik, pavarësisht mungesave që do të ketë për sfidën hapëse. Siparin e të dielës në Primera do ta ngrejë Athletic Bilbao që në San Mames pret Getafen. Baskët vijnë nga fitorja në transfertën greke me Panathinaikos në Europa League, dhe këtë sezon synojnë të arrijnë sërish zonën europiane. Të dielën Serie A nuk do të luhet në orarin tradicional, pasi shumica e sfidave do të luhen në mbrëmje me përjashtim të Atalanta – Roma. Në Bergamo do të luhet në orën 18, zikaltërit synojnë të përsërisin edicionin e shkuar, ndërkohë që verdhekuqtë kanë ambicie të mëdha për scudeton. Roma nis epokën e re pa kapitenin legjendar Francesco Toti, me Eusebio Di Francescon që vjen për të synuar titullin kampion. Në mbrëmje është radha e milanezeve për të zbritur në fushë dhe në ekranin e Supersport. Interi pret në San Siro Fiorentinën, skuadër së cilës në merkato i ka vjedhur yjet Borja Valero dhe Vecino. Spalleti ka sjell entuziazëm tek zikaltërit, duke premtuar një skuadër kompetitive. Entuziazmi i Milanos Kuqezi do të shfaqet në Krotone, aty ku Milani i ri do të debutojë ndaj vendasve. Ecuria e mirë në Europa League por edhe paraqitjet në miqësoret e verës e rendisin Milanin si një nga skuadrat që do të rivalizojnë Juventusin. Pas suksesit në Superkupë, Lazio pret në Olimpiko të rikthyerit në Serinë A, Spal. Thoma Strakosha do të jetë përfaqësuesi i kombëtares kuqezi në mbrëmjen e së dielës në ekranin e Supersport, me bardhekaltërit që pritet të mos kenë probleme të mëdha ndaj emilianëve. Në morinë e kampionateve të shumta që transmetohen në Digitalb nuk mund të mungojë Liga e parë e Francës, me Psg që mbyll javën e 3 me sfidën në shtëpi ndaj Toulouse. Në Parc de Prince pritet me interes debutimi përpara tifozëve i blerjes më të shtrenjtë në historinë e futbollit, braziliani Neymar. Kryeqytetasit nuk pritet të hasin shumë probleme këtë sezon për të rikthyer titullin kampion, megjithatë Toulouse duhet vlerësuar edhe për faktin se sezonin e shkuar arriti ti marë 4 pikë parizienëve. Eredivise vjen me 3 përballje të dielën. Gjithcka nis në mesditë, ku Feyenordi kampion do të luajë në transfertë ndaj Excelsior. Trajneri Giovani Van Bronkhorst duhet të bëjë pa të dëmtuarit Van Beek, Jones dhe Vermer, edhe pse fitorja është një detyrim. 2 orë më pas është radha e Ajaxit të zbresë në fushë që do të debutojë këtë sezon në kampionat përpara publikut të vetë ndaj Groningen. Humbja në javën e parë ndaj Heracles u pasua nga një tjetër humbje në Europa League me Rosenborg, dhe tashmë është momenti për të kthyer faqe. Javën do ta mbyllë një tjetër e madhe e futbollit hollandez, me PSV Eindhoven që zbret në transfertë ndaj Nac Bredës në orën 16 e 45.

Lajme të tjera

Euro 2024

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Lajme

Spanja në grupin e vdekjes! Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es… media spanjolle është në unison sa i përket titullit që ka zgjedhur për...

Kombëtare

Short i vështirë, por të jemi optimistë. Kështu u shpreh presidenti i FSHF-së, Armand Duka në intervistën për SuperSport, ku ndër të tjera deklaroi...