Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E diela e Serie A e mbushur me emocione, sytë te Inter-Atalanta e Samp-Juve

E diela e kampionatit italian sjell disa përballje interesante dhe të vështira njëkohësisht. Interi i Luciano Spalletit do të presë Atalantën. Trajneri i zikaltërve, Luciano Spalleti mesa duket nuk e sheh si të nevojshme që të bëjë disa ndyrshime ne formacion. Vendasit pas barazimit të javës së kaluar ndaj Torions do të kërkojnë me çdo kusht të rikthehen tek fitorja për të qëndruar në garë dhe për të mos u shkëputur nga Juventusi dhe Napoli. Për Interin vendi i parë është vetëm 2 pikë larg ndaj fitorja është detyrim. Mauro Icardi është njeriu i momentit  prandaj sërish edhe në këtë duel prozhektorët do të drejtohen tek argjentinasi .Përballë është Atalanta. Bergamaskët në Europa league po shkëlqejnë ndërsa  në kampionat  janë larg skuadrës së vitit të kaluar. Vendi i 10 në tabelën e klasifikimit dhe në dy ndeshjet e fundit regjistrojnë 1 barazim dhe një humbje.  Takimin Inter-Atalanta ju do të keni mundësi ta ndiqni në Supersport 2 në orën 20:45.

Juventusi do të udhëtojë në transfertën e Sampdorias. Bardhezinjtë janë shfaqur të papërmbajtshëm ku në katër javët e fundit në kampionat regjistrojnë 4 fitore radhazi e fundit ndaj Beneventos. Ndërkohë përballë Sampdorias pritet një 90 minutësh delikat. Vëndasit momentalisht kanë surprizuar të gjithë me formën që po tregojnë. Vendi gjashtë në tabelën e klasifikimit me 23 pikë të grumbulluara. Sigursht që ndaj tyre pritet që Juventusi të vuajë jo pak. Këtë takim ju do të mund të ndiqni në Supersport 1 në orën 15:00

Benevento-Sassuolo do të jetë ndeshja e dy klubeve që nuk po kalojnë aspak një moment të mirë. Benevento është ende në kërkim të pikëve të para në kampionat. Në 13 javë verdhekuqtë asnjë fitore asnjë barazim. Asgjë pozitive në radhët e debutesve. Për Sasuolon kjo ndeshje shihet si një mundësi i mirë për tu larguar nga fundi i tabelës së klasifikimit. Këtë takim ju do të mund të ndiqni në Supersport 5 në orën 15:00.

Takimi i radhës të cilin ju do të mund ta ndiqni në ekranin tonë është Spal-Fiorentina. Për vendasit pritet një ndeshje e vështirë përballë një kundërshtari që  në 2 javët e fundit është mundur dhe rikthimi tek fitorja për ta është detyrim. Këtë takim ju do të mund ta ndiqni në Supersport 2 në orën 15. Ndërkohë në Supersport 4 vjen përballja e orës 12:30 mes Crotones dhe Genoas.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...