Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E diela e Serie A kulmon me Fiore-Inter, për të mos u humbur edhe Juve-Udinese e Milan-Sassuolo

Pas eliminimit nga Champions League, Interi i Contes duhet të ngrejë menjëherë kokë. Misioni për të ruajtur kreun e renditjes në Serie A, kalon nga Firence, aty ku zikaltrit nuk kanë fituar asnjëherë në 5 përballjet e fundit në Artemio Franchi ndaj Fiorentinës. Megjithatë nëse Interi kryeson Serinë A me 38 pikë pas 15 ndeshjesh, Fiore po kalon një moment shumë të keq, ka pësuar 4 humbje radhazi dhe është vetëm 3 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.  Mungesat janë prezente në të dy kampet me Ribery që do të jetë mungesa e madhe e Montellës i cili me një tjetër humbje mund të shkarkohet nga detyra ndërkohë që Conte ka probleme serioze në mesfushë. Fiorentina-Inter do të jetë dueli më i rëndësishëm por jo i vetmi në këtë dielë të Serie A në Supersport që do të nisë që në mesditë dhe do të kulmojë në orën 15:00 me dy sfida mjaft tërheqëse.

Juventusi do të ketë mundësinë të rikthehet te fitorja pas dy rezultateve jo të mira ndaj Sassuolos dhe Lazios, në duelin ndaj Udineses. Edhe pse ka shumë mungesa sidomos në mesfushë, Sarri do të kërkojë të mbështetet te treshja Dybala-Higuain-Ronaldo për t’u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes. Milani i Piolit ndërkohë do të kërkojë të vazhdojë ecurinë pozitive dhe ta çojë në 3 numrin e fitoreve radhazi me një sukses ndaj Sassuolos. Në orën 18:00 Roma ka një mundësi të mirë për t’u pozicionuar e vetme në vendin e 4-t nëse arrin të mposhtë Spal.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...