Futboll

E diela e Supersport, luhet klasikja OM-OL, në Eredivisie vijon dueli në distancë për titullin!

Në të dielën e Supersport nuk mungojnë as 3 kampionate të tjera shumë të rëndësishme, Ligue 1, Bundesliga dhe Eredivisie. Në Le Championat në Francë luhet një klasike pasi në orën 21:00 Marseille pa objektiva do të presë Lyonin në Velodrome që është në garë të ethshme me St Etienne për vendin e tretë që të kualifikon në Champions League. Skuadra e Bruno Genesios do të tentojë të përfitojë nga humbja e St Etienne për t’u shkëputur ndaj rivalëve të tyre por përballë OM nuk do ta ketë aspak të thjeshtë pasi Mario Balotelli me shokë e vlerësojnë maksimalisht këtë sfidë.  Në Gjermani java e 33-të mbyllet me sfidën Frankfurt-Mainz.

Vendasit të cilët nuk arritën të shkonin dot në finalen e Europa League pasi u eliminuan pas goditjes së penalltive nga Chelsea në gjysmëfinale do të kërkojnë të lënë pas zhgënjimin europian me një fitore ndaj Mainz në shtëpi që do t’i afronte gjithnjë e më shumë me kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm. Ashtu si Frankfurti duhet të lërë pas zhgënjimin e një eliminimi të dhimbshëm edhe Ajaxi i Amsterdamit që humbi finalen e Champions League në sekondën e fundit, megjithatë tashmë ka një tjetër objektiv madhor për të arritur atë për të triumfuar në Eredivisie ku kryeson falë goleavarazhit më të mirë me PSV Eindhoven që e ndjek nga pas. Sot në orën 14:00 do të vijojë dueli në distancë me raundin e 34-t që në fakt është i fundit në kalendar por ky sezon i Eredivisies do të mbyllet në mesjavë me javën e 33-të që u shty për shkak të impenjimit të Ajaxit në gjysmëfinalet e Championsit. Të dyja ekipet kanë ndeshje delikate sot në orën 14:30 pasi Ajaxi pret në shtëpi Utrecht ndërkohë që PSV udhëton në transfertën ndaj AZ Alkmaar.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency