E diela e Supersport nuk është vetëm Serie A dhe La Liga pasi edhe Premier League, Ligue 1, Bundesliga dhe Eredivisie vinë me sfida shumë interesante.
Në Eredivisie kalendari ofron ndeshje të lehta për dy skuadrat kryesuese. Kështu Ajaxi do të presë në orën 16:45 në Amsterdam Heerenveen-in, ndërsa në orën 14:30 PSV Eindhoveni do të vizitojnë një kundërshtar si Emmen, ekip të cilit kampionët në fuqi i shënuan plot gjashtë gola në fazën e parë.
Në Angli pas fitores së Liverpulit në Anfield me Crystal Palace-n, në orën 14:30 pritet kundërpërgjigjia e menjëhershme e City-t të Guardiolës ndaj Huddersfield-it të vendit të fundit, ndërsa në Le Championnat në orën 21:00 është koha për të shijuar derbin e zjarrtë të kampionatit francez Saint Etienne-Lyon. Në fund si gjithmonë do të ketë hapësirë edhe për Bundesligën, që fillimisht ofron në orën 15:30 duelin Nurenberg-Hertha, ndërsa më pas në orën 18:00 takimin Schalke- Wolfsburg, ndeshje të cilat gjithë të apasionuarit e futbollit gjerman do të kenë rastin për t’i ndjekur nëpërmjet kanalit Eurosport 2.