Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E diela futbollistike në Supersport kulmon me Marsejë-Monako

Në Holandë në mesjavë kampionët në fuqi humbën mundësinë për t’u afruar me vendin e tretë, sidoqoftë këtë radhë nuk priten më gabime, duke patur parasysh që kundërshtari këtë herë në De Kuip është ekipi i Den Haag. Në Francë në Le Championnat Paris SG duket se vjen nga krejt tjetër planet, gjithsesi në orën 21:00 kampionati ofron duelin e Velodromit Marsejë – Monako, ndoshta përcaktues për fatin e vendit të dytë, aq fort të lakmuar. Në Angli do të kompletohen takimet e raundit të katërt të FA Cup, me ndeshjet interesante Chelsea – Newcastle dhe Cardiff – Manchester City që do të luhen respektivisht në 14:30 dhe orën 17:00, ndërkaq menuja në Supersport pasurohet si gjithmonë me Bundesligën që ofron në orën 15:30 duelin Leverkuzen – Mainz, ndërsa në orën 18:30 luhet derbi i Saksonisë së Poshtme Hannover – Wolfsburg, ndeshje të cilat të gjithë të apasionuarit e kampionatit gjerman do të kenë mundësi për t’i ndjekur nëpërmjet kanalit Eurosport 2.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...