Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E diela futbollistike në Supersport, spikasin Inter-Bologna e Newcastle-Man.United

Në Francë ora 21:00 ofron duelin Lyon – Rennes, ndërkaq cerek ore më herët Benevento luan për të dytën të dielë radhazi në orën 20:45, këtë herë në kryeqytet, ku e pret një mision i pamundur përballë Romës. Serie A ofron gjithashtu edhe dy ndeshje të tjera në orën 15:00 Torino – Udinese dhe Inter – Bologna, me zikaltërit që do të bëjnë cmos për të gjetur fitoren e parë pas plot 10 ndeshjeve në të gjithë kompeticionet, për më tepër ndaj kuqebluve, që ishin pikërisht edhe ekipi i parë që frenoi skuadrën e Spaletit në këtë edicion, ndërkaq në orën 17:30 të apasionuarit e futbollit italian mund të shijojnë gjithashtu edhe takimin e Serisë B Citadella – Novara. Në Holandë, në orën 14:30 kampionët në fuqi të Fejënordit i pret një takim tepër i vështirë në Arnhem përballë Viteses, ndërsa në Angli në orën 15:15 Premier League rikthen rivalitetin Rafa Benitez – Jose Mourinho, me duelin e St. James’s Park Newcastle – Manchester United. Në fund si gjithmonë në Supersport nuk mund të mungojë Bundesliga, që ofron si zakonisht dy takime. Fillimisht në orën 15:30 në Mercedes – Benz – Arena luhet takimi Stuttgart – Gladbach, ndërsa në orën 18:00 dy skuadrat e tjera Werder Bremen dhe Wolfsburg duhet të lënë mënjanë zhgënjimin e eliminimit në Kupën e Gjermanisë, për të përmirësuar pozitat në zonën e ftohtë, ndeshje të cilat sidoqoftë të gjithë fansat e Bundesligës do të kenë mundësi për t’i ndjekur nëpërmjet kanalit Eurosport 2.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...