Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E diela futbollistike në Supersport, spikasin Valladolid-Real Madrid e Lille-PSG

Do të jetë një e dielë shumë e gjatë dhe pasur me evente spektakolare futbollistike në ekranin e Supersport. Reali i Madridit ka mundësinë ideale për të përfituar nga hapi fals i Barcelonës ndaj Valencias dhe për t’u shkëputur i vetëm në krye të La Ligas. Los Blancos e luajnë në mbrëmje sfidën e tyre të javës së 21-të pikërisht në transfertën ndaj Real Valladolid të fenomenit Ronaldo. Me një fitore sot, Reali i Zidane do të shkëputej në +3 pikë nga Barça duke krijuar një avantazh të rëndësishëm në garën për titull. Në orën 16:00 ndërkohë luhet një tjetër ndeshje interesante e La Ligas ajo mes Getafes dhe Real Betis. Në Itali përvec dy supersfidave që do të luhen në mbrëmje, në orën 15:00 në Supersport do të transmetohen sfidat Parma-Udinese dhe Verona Lecce. Nuk mungon as FA Cup në këtë të dielë që vjen me tre sfida interesante. E nis ditën Manchester City me sfidën ndaj Fulham për të vazhduar më pas me takimet Tranmere-Liverpool dhe Shrewsbury-Liverpool. Në Ligue 1 në Francë, Paris Saint Germain do të sfidojë në transfertë Lille teksa do të kërkojë të hakmerret për atë disfatë të rëndë që pësoi ndaj Lille vitin e kaluar.Në Bundesliga nëpërmjet kanalit Eurosport 2 do të keni mundësi të ndiqni sfidat Werder Bremen-Hoffenheim dhe Bayer Leverkusen-Fortuna Dusseldorf. Në Eredivisie është dita e dy skuadrave më të rëndësishme teksa Ajax sfidon Groningen në transfertë në orën 14:30 ndërkohë që PSV pret Twenten në shtëpi në orën 16:45.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...