Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E diela “ndizet” me Liverpool-Man. City, Barça për fitoren e radhës ndaj Betisit

Liverpooli dhe Manchester City do të përplasin “brirët” për herë të dytë në këtë sezon në javën e 23-të të Premier Leaue-s. Kjo është pa dyshim sfida më e rëndësishme e kësaj të diele, që do të transmetohet në SuperSport, duke nisur në orën 17:30. Jugen Klopp, me statusin e trajnerit kampion në fuqi, përballë sfidantit Pep Guardiola. Në duelin e fazës së parë, të zhvilluar në “Etihad”, “The Reds” dhe Citizens ndanë pikët me një barazim 1-1. Për Liverpoolin realizoi Salah me 11-metërsh, ndërsa për City-n barazoi Gabriel Jesus. Duket theksuar se de Bruyne humbi 11-metërsh në fundin e pjesës së parë. Mesfushori belg, shumë i rëndësishëm për mekanizmat e lojës së Citizens, do të mungojë për arsye dëmtimi. Gjithashtu Pep nuk do të ketë në dispozicion për të njëjtën arsye Aken.

Dihen problemet e mëdha që ka hasur Liverpooli në këtë sezon për shkak të dëmtimeve të lojtarëve të rëndësishëm. Në dyshim për këtë përballje rivalësh janë edhe Fabinho dhe Mane, çka e bën edhe më të vështirë vendimmarrjen për gjermanin Jurgen Klopp.

Manchester City kryeson Premier League-n me 47 pikë, dy më shumë se Manchester United, ndërsa Liverpooli renditet në vendin e katërt më 40 pikë. “The Reds” kanë presionin e rezultatit, pasi nuk bahet fjalë vetëm për titullin, por edhe për të ruajtur pozitat në zonën Champions.

Një tjetër përballje interesante është ajo e orës 15:00 mes Wolves dhe Leicester City-t. Vendësit, që fituan në sfidën e fundit ndaj Arsenalit kërkojnë vazhdimësinë e fitoreve për të fituar sa më shumë pozicione në renditjet, ndërsa “Dhelprat”, me vetëm 5 pikë më pak se Manchester City, kanë ambicie të mëdha në këtë sezon, të frymëzuar edhe nga suksesi historik i 6 viteve më parë me Claudio Ranierin në stol.

Nga La Liga spikat takimi i mbrëmjes Betis-Barcelona, që do të nisë në orën 21:00. “Blaugranat” kanë një ecuri të shkëlqyer në javët e fundit në kampionat, ku kryeson e shkëputur Atletico e Madridit. Më një sukses të mundshëm, skuadra e Ronald Koemanit do të barazojë me pikë Real Madridin e vendit të dytë.

Nga Seria A, gjithçka nis në orën 12:30 me Benevento Sampdoria, ndërsa në 15:00 është radha e Milanit, që pret në “San Siro” Crotonen. Në të njëjtën orë luhet edhe Udinese-Verona. Në 18:00, Parma pret Bolognan, ndërsa sfida e mbrëmjes (20:45) është Lazio-Cagliari.

Nga kampionati francez, në orën 17:00 do të transmetohet Nantes-Lille, kurse në mbrëmje , në orën 21:00, luhet klasikja e Ligue 1, Marseille – PSG.

Në Bundesligë transmetohet dy takime, Hoffenheim-Eintracht Frankfurt (15:30) dhe Arminia Bielefeld-Werder (18:00).

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...