Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E diela në Supersport/ Milani për fitore ndaj Sassuolos, Lille pret Marseillen

Ndonëse thuajse të gjitha skuadrat e mëdha zbritën në fushë gjatë ditës së djeshme, duke ofruar një të shtunë spektakolare për futboll-dashësit, edhe e diela propozon sërish disa takime interesante.

Kështu në Serinë A vëmendja do të jetë në Reggio Emilia, ku Milani do të udhëtojë për t’u përballur me Sassuolon, me synimin e vetëm që të lërë pas problemet në takimet e fundit dhe të rikthehet te fitorja.

Kuqezinjtë vijnë me një sërë problemesh në repartin e sulmit, pasi Higuain nuk është grumbulluar dhe Cutrone ka probleme, ndaj vështirë se do të mund ta nisë takimin nga fillimi, megjithatë Gattuso ka ngulmuar që të tijtë të kthehen me 3 pikë nga kjo transfertë.

Një tjetër sfidë interesante që propozon kampionati italian, është ajo e “Artemio Franchit” në Firence, ku Fiorentina vendase do të presë Atalantën e Gasperinit. Të dy skuadrat janë duke treguar një futboll mjaft të bukur dhe do të diskutojnë një vend në Europa League këtë sezon, gjë që e bën edhe më interesante këtë sfidë.

Kampionati francez vjen sot me tre takime, por natyrisht që vëmendja do të jetë e përqendruar te ai i mbrëmjes, ku Lille do të presë Olympic Marseillen, në një sfidë që premton spektakël, rivalitet dhe gola.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...