Bundesliga

E diela ofron tri sfida emocionuese, spikat Mainz-Leipzig

Si rrallëherë këtë të diel në kampionatin gjerman luhen tri takime dhe pas ndeshjeve respektive të skuadrave elitare nga ekipet kryesues të Bundesligës radhën për të zbritur në fushë e ka Leipzigu, që këtë herë duket se ka një impenjim më të lehtë se zakonisht, pasi klubi nga Saksonia do të përballet në orën 15:30 jashtë fushe me Main. Në fazën e parë, ekipi i drejtuar nga trajneri i ri, Julian Nagelsmann, shkaktoi një tërmet 8-ballësh, duke bërë që “bardhekuqtë” të pësojnë një ndër humbjet më të rënda në historinë e klubit. Asokohe vendasit e shpartalluan ekipin e Mainzit, duke realizuar plot 8 herë në portën e tyre, 3 prej të cilëve u shënuan pikërisht nga golashënuesi më i mirë i skuadrës, Timo Werner.

Ajo humbje ndikoi ndjeshëm, sepse vetëm një javë pas asaj disfate drejtuesit i dhanë fund bashkëpunimit me trajnerin Sandro Schwarz, duke ia besuar diçka më vonë skuadrën 52-vjeçarit Achim Beierlorzer, që sapo ishte shkarkuar nga detyra e trajnerit te klubi i Këlnit.

Klubi nga Saksonia ndoshta është ndër më të penalizuarit, që nga koha e ndërprerjes së kampionatit, për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Demat e kuq” dominuan përballjet me ekipin e Premiershipit Tottenham Hotspur, duke eliminuar “Gjelat e Londrës” me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Përveç kualifikimit të skuadrës për në fazën çerekfinale në Champions vlen të kujtohet gjithashtu edhe barazimi 0-0 brenda në “Allianz Arena” me kampionët në fuqi, madje Leipzigu ishte vërtet shumë shumë i pafat që nuk doli me maksimumin e pikëve nga Bavaria, në një duel ku miqtë, pasi vuajtën presionin e Bayernit në fillim të takimit, shpërdoruan pa fund.

Ndonëse është një ndër ekipet që e filloi më shpejt nga të tjerët fazën përgatitore në “Kontinentin e Vjetër” formacioni nga Saksonia përsëri po vuan për t’u rikthyer te siguria e mëparshme. 32-vjeçari Nagelsmann trashëgoi një skuadër vërtet shumë të fortë e për hir të së vërtetës “demat e kuq” shkëlqyen në fazën e parë, duke kryesuar vazhdimisht tabelën e renditjes në kampionatin gjerman.

Freiburgu dhe Schalke ishin dy ekipet e vetëm që ia dolën mbanë për të thyer këtë ekip në fazën hapëse të Bundesligës, megjithatë gjërat duket se ndryshuan ndjeshëm pas periudhës së shkëputjes dhe pushimeve të dimrit, pasi Leipzigu ka fituar vetëm 2 nga 8 sfidat e fundit në kampionatin gjerman dhe barazimet në një pjesë të tillë të sezonit tashmë ngjajnë si humbje. Sa për statistikë, barazimi në shtëpi me Freiburgun javën e kaluar është i treti radhazi për “demat”, madje në atë takim formacioni i drejtuar nga trajneri Nagelsmann shpëtoi për mrekulli, pasi miqve nga Baden – Wurttembergu iu anulua një gol pikërisht në fund, për një pozicion milimetrik jashtë loje.

Me një ecuri të tillë negative Laipcigu jo vetëm që ka lëshuar kreun, por gjithashtu ka rrëshqitur në vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm, me plot 7 pikë më pak se kampionët në fuqi.

Në krahun tjetër, ekipi i Mainzit do të paraqitet me moral të lartë, teksa rekuperoi në gjysmë orën e fundit disavantazhin e dy golave brenda në “RheinEnergieStadion” ndaj Këlnit, pikë që i mbajti “bardhekqutë” 4 pikë larg “zonës së play out-it”. Te miqtë do të mungojë vetëm Emil Forsberg, ndërsa qendërmbrojtësi i ri uellsian, Ethan Ampadu, që është te Leipzigu në formë huazimi nga ekipi i Chelsea-t, është në dyshim për shkak të problemeve fizike.

Dy edicionet e fundit klubi nga Saksonia ka dështuar për të dalë me maksimumin e pikëve nga fusha e Mainzit, madje bardhekuqtë në fushën e tyre në dy përballjet e fundit iu kanë shënuar nga tre gola “demave të kuq”, për më tepër në mesjavë Bundesliga do të luajë menjëherë ndeshjet e Javës së 28-të dhe Leipzigu do të presë në “Red Bull Stadion” një skuadër në formë siç është Hertha e Berlinit.

Më herët, në orën 13:30, me interes pritet gjithashtu edhe dueli Schalke – Augsburg. Miqtë nga Bavaria tashmë rrezikojnë ndjeshëm të fundosen, teksa kanë humbur 8 nga 10 sfidat e fundit në kampionatin gjerman, ndërsa klubi nga Gelsenkirsheni ka grumbulluar vetëm 4 pikë gjithsej në 8 ndeshjet e fundit në Bundesligë, duke dalë për pasojë edhe nga zona europiane.

Java e 27-të do të mbyllet me takimin e orës 18:00, Këln – Fortuna. Ndërmjet dy klubeve ka goxha rivalitet, pasi bëhet fjalë për një derbi të zonës së Ruhrit, për më tepër të dy ekipet dështuan për të marrë 3 pikët javën e kaluar, ndonëse ishin në pozita vërtet shumë të mira. Në “Merkur Spiel – Arena” Valon Berisha ishte pa dyshim një ndër më të mirët  e ndeshjes dhe mesfushori i përfaqësueses dardane, që luan në Dusseldorf në formë huazimi nga skuadra e Lazios, ishte tepër i pafat teksa u ndal nga shtyllat, ndërkaq në krahun tjetër Këlni çoi dëm epërsinë e dy golave, por faji bie natyrisht mbi mbrojtjen naive dhe sulmuesit që ranë pre e egoizmit, duke shpërdoruar mundësi shumë të mira shënimi ndaj një ekipi kundërshtar si Mainzi. Ky është takimi i dytë rresht që Këlni luan në “RheinEnergieStadion”, gjithsesi vlen të kujtohet fakti që në fazën e parë Fortuna fitoi derbin me rezultatin 2-0.

Përgatiti: Alked Gjebrea       

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency