Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“E dinte se ishte takimi i fundit”, ish-trajneri i Shqipërisë: Vialli kreu një akt dashurie

Gianluca Vialli nuk ia doli dot të fitonte betejën me sëmundjen e keqe në pankreas, nga e cila vuante prej vitit 2017. Ish-sulmuesi ikonik italian ndërroi jetë në moshën në një klinikë në Londër, vend ku jetonte prej kohësh dhe ku verën e një viti më parë fitoi Euro 2020 bashkë me Roberto Mancinin, “binjakun” e golit. Ishte 58 vjeç kur mbylli sytë për herë të fundit.

Vialli ishte protagonist në titullin e parë dhe të vetëm të fituar nga Sampdoria (1991), udhëhoqi Juventusin si kapiten në triumfin e fundit në Champion (1996), ndërkohë që fitoi trofe edhe te Chelsea, klub ku gjatë një periudhe gjashtë mujore ishte trajner dhe futbollist në të njëjtën kohë.

Giuseppe Dossena, ish-mesfushori i Sampdorias që fitoi Serie A dhe sezonin pasardhës mbërriti deri në finalen e Champions League, ka komentuar vdekjen e mikut të qindra betejave.

Ishte diçka që për fat të keq e dinim. Kur prezantuam filmin për Sampdorian, ai ndjente dhimbje të mëdha. Gianluca erdhi nga Londra duke e ditur se do të ishte hera e fundit që do na shihte bashkë…

Ai bëri një sakrificë të madhe për të na parë, por në sytë e tij dallohej që e kishte kuptuar që së shpejti do të largohej prej nesh. Ishte një akt i pastër dashurie.

Qëndronte ulur në një cep dhe na vështronte. E dalloi që ne kishim kuptuar gjithçka. Mezi qëndronte në këmbë, nuk ecte dot prej dhimbjeve. Gianluca ishte një person i jashtëzakonshëm.

Ishte tip unifikues, angazhues, ironik dhe shembull për të gjithë. Jam i sigurt që vajzat do të rriten me shembullin e tij”, deklaroi Dossena, i cili drejtoi kombëtaren shqiptare për një periudhë 3 mujore në vitin 2002.

20060723-PORTO CERVO (SASSARI) – GRAN GALA’ PER IL CONCERTO DI GIANNA NANNINI – Gianluca Vialli con la moglie Catherine Withe Cooper alla cena di gala per il concerto di Gianna Nannini organizzata nell’ hotel Cala di Volpe. DAVIDE CAGLIO/ANSA

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...