Boks

E djathta fatale në raundin e 11, Fury mposht Wilder dhe mbron “Gjerdanin e Artë”

Tyson Fury mbrojti me sukses “Gjerdanin e Artë” në peshën e rëndë në WBC teksa fitoi me knock out në raundin e 11-të ndaj sfiduesit Deontay Wilder, pas një sfide që vetë “gipsy king” e cilësoi si një duel të mrekullueshëm, më mirë se çdo trilogji tjetër në botën e sportit.

Ndeshja në fakt në Las Vegas ishte vërtetë emocionuese, me Fury-n që është e vërtetë që disa herë flirtoi me fitoren pas një serie goditjesh ndaj kundërshtarit, por në krahun tjetër edhe rrezikoi jo pak duke u rrëzuar dy herë në tapet në raundin e katërt.

Në momentin që kuptoi lojën e kundërshtarit, britaniku ruajti distancën deri në të djathtën që firmosi fitoren e trilogjisë me Wilder që u detyrua të provojë shijen e tapetit pa u ngritur dot më prej aty. Fury pranoi forcën e kundërshtarit, por pa anashkaluar edhe ironinë duke e bërë të ditur se ai mbetet më i miri në botë dhe Wilder i dyti pas tij.

Me fitoren e Fury-t u mbyll dhe një prej rivaliteteve më të ndezura të boksit profesionit, me sfidën e parë në 2018, që u mbyll në barazim, dhe më pas në 2020 një tjetër sukses në raundin e shtatë, përpara se në sfidën e fundit të regjistronte suksesin e 31-të në 32 ndeshje në karrierë duke i dhënë fund dhe një prej trilogjive më emocionuese të historisë së boksit.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency