Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

“E dominuam Romën”, Rakitic: Çfarë u thashë shokëve përpara penalltive

Sevilla u konfirmua sërish si “mbretëresha” e Europa League, turne që e fitoi për herë të shtatë pas triumfit ndaj Romës nga pika e penalltive. Verdhekuqtë italianë shigjetuan arbitrin Tylor si fajtorin e humbjes, ndërkohë që Ivan Rakitic e cilëson të drejtë fitoren e skuadrës së tij.

Ishte një ndeshje shumë e luftuar deri në golin e parë. Skuadrat po respektonin njëra-tjetrën deri në atë moment. Pas golit të pësuar nisëm ta dominonim Romën. Ishim ne padronët e fushës.

Ishte vetëm çështje kohë të futeshim në zonën e tyre dhe të shënonim. Më pas ishim ne që e tentuam fitoren. Sinqerisht besoj se fitoi skuadra më e mirë në fund”, u shpreh mesfushori kroat. I cili iu gëzua suksesit të dytë personal në Europa League me Sevillan.

Skuadra andaluziane ka fituar 7 finalet, duke treguar prej vitesh një lidhje të veçantë me këtë kompeticion. “Sekreti ynë? Rivalët shqetësohen kur përballen me ne në këtë turne. Mendoj se ekziston një lidhje speciale me Europa League.

Lexo edhe:

Na duket sikur ky trofe i përket klubit tonë. Duket joreale, mund të duket e çuditshme, por është e pabesueshme ta fitosh Europa League për të shtatën herë. Edhe një herë treguam se çfarë do të thotë ky titull për klubin, për ne dhe për tifozët tanë.

Ishte e jashtëzakonshme! Dua të falënderoj të gjithë tifozët që udhëtuan drejt Budapestit për të na mbështetur. Le të themi që nuk ka asnjë ekip që e do këtë kompeticion si ne. Nuk është thjesht marketing, ne e ndjejmë realisht Europa League.

Bono? Iu thashë shokëve kur u mblodhëm në mesin e fushës: ‘Bono do të presë dy penallti’. Kemi dy portierë të jashtëzakonshëm. Bono dhe Dmitrovic kanë aftësi të veçanta në pritjen e penalltive”, përfundoi 35-vjeçari kroat.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...