Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“E dominuam Tiranën”, Duro: Struga ime ka eksperiencë! Zalgiris favorit, por…

Shpëtim Duro udhëhoqi Strugën drejt titullit të parë kampion në Maqedoninë e Veriut. Shorti ka vendosur struganët në raundin e parë të Champions League përballë Zalgiris Vilnius.

Takimi i parë, të martën e 11 korrikut në transfertë. Shtatë ditë më vonë, dueli i kthimit në stadiumin e qytetit të Ohrit, duel që do të transmetohet në Supersport/Digitalb (18 korrik, 17:00).

Struga zhvilloi një miqësore përballë Tiranës gjatë ditës së mërkurë. Bardheblutë fituan 2-1, por Duro mbeti i kënaqur me performancën e skuadrës së tij.

Në një prononcim për Supersport, trajneri i njohur analizoi takimin, teksa u ndal edhe te debutimi i Strugës së tij në kompeticionin e më të fortëve.

Lexo edhe:

Sa i përket lojës, besoj të gjithë e kanë parë, kemi qenë superiorë gjatë 90 minutave. Dy momente kanë qenë ato dy golat, por kemi pasur shumë lojë gjatë gjithë kohës. Kemi humbur shumë raste. Megjithatë jam shumë i kënaqur me skuadrën.

Champions League? Është hera e parë që skuadra e Strugës merr pjesë në Champions League. Por, me thënë të drejtën, në organikë kemi shumë futbollistë që kanë luajtur shumë ndeshje ndërkombëtare.

Pothuajse 70% e skuadrës, lojtarë me eksperiencë. Njëkohësisht edhe unë kam zhvilluar shumë ndeshje ndërkombëtare. Kështu që eksperienca, pavarësisht se ka të bëjë emri i skuadrës, brenda grupit është.

Zalgiris? Kemi kundërshtar jo të lehtë, ata janë të fortë. Ekip me përvojë në Champions League. Vjet ka qenë në fazën e grupeve. Zalgiris është favorit, por ne do të provojmë mundësitë dhe shanset tona”, deklaroi Duro.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...