Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

E donin United, Chelsea dhe Arsenali/ Talenti i Ajaksit i surprizon të gjithë

Mohammed Kudus në Premier League. Mesfushori i avancuar i Ajaksit, i cili luan edhe si sulmuesi i djathtë, kërkohej nga klube si Manchester Unite, Chelsea dhe Arsenal.

Por e ardhmja e 23-vjeçarit quhet Brighton. Klub që ka arritur akordin me klubin e famshëm holandez mbi bazën e 40 milionë eurove.

Lexo edhe:

Ndërkohë që Kudus, i cili është pjesë e kombëtares së Ganës (24 ndeshje dhe 7 gola) ka arritur në parim marrëveshjen me drejtuesit e Brightonit.

Klub që sezonin e ardhshëm do të luajë në Europa League, për herë të parë në histori. Një përforcim fantastik ky për trajnerin Roberto De Zerbi.

Tani mungon vetëm zyrtarizimi, me Kudus që kalon Joao Pedron (35 mln euro) dhe shndërrohet në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Brightonit.

Shpejtësia dhe driblimi janë ndër cilësitë kryesore të Kudus, i cili bën mirë edhe rolin e numrit 9 fals kur është e nevojshme.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...