Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“E drejtë penalltia për Atalantën, ju shpjegoj pse Orsato ishte korrekt” (VIDEO)

A ishte e drejtë penalltia e Atalantës? Antonio Damato mendon se po. Ish-arbitri dhe anëtar i CAN (Komisioni Kombëtar i Arbitrave), analizoi vendimin e Daniele Orsatos.

Polemika shkaktoi në Itali penalltia për ekipin bergamask, që falë saj gjeti golin e barazimit 1-1 në “San Siro”.

 

Vendimi i marrë ishte i saktë: sepse ka një tentativë të lojtarit të Atalantës për të luajtur topin dhe ka një goditje të kundërshtarit në lartësinë e gjoksit.

Me rregullore është një faull i qartë, edhe vlerësimi i VAR-it ishte i saktë. Nuk ishte aq e lehtë për gjyqtarin në fushë ta dallonte”, u shpreh Damato.

Lexo edhe:

Ndryshe mendon Stefano Pioli: “Sa keq, pasi ishte ndeshja më e mirë prej momentit që drejtoj Milanin. E vumë shumë në vështirësi Atalantën.

Penalltia? Nuk ishte penallti! Holm vendosi duart në kokë dhe jo në vendin ku u godit nga Giroud.

Ishte shumë e lehtë për penallti, sidomos për një arbitër si Orsato që zakonisht ka një tjetër ‘metër’ për faullet. Ai është arbitri që vërshëllen më pak në Itali”.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...