Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E duan Barcelona e Reali, menaxheri i Lautaros: S’është nga ata që s’e zë gjumi…

Barcelona dhe Real Madridit vazhdojnë të bëjnë presion, Interi mendon se si të mbrohet, por çfarë mendon Lautaro Martinez për zërat e merkatos? Sipas menaxherit të tij, Beto Yaque, sulmuesi argjentinas as që e prish gjumin:

“Ndonjë tjetër nuk do ta zinte gjumi natën, por ai nuk më pyet kurrë për ato që shkruhen, për interesimin e Barcelonës apo të Real Madridit, nëse janë fjalë të vërteta apo të rreme, thjesht nuk ndikojnë fare tek ai.”

Deklaratë kjo që i bën të lumtur drejtuesit zikaltër, ndonëse Yaque, duke folur për Radio La Plata, mes fjalëve që thotë, duket se ka një kërkesë për presidentin Steven Zhang:

“Rritja e tij konstante ka bërë që skuadrat më të mira në botë ta shohin me shumë mendje. Shpresojmë që puna e tij të shpërblehet siç e meriton.”

Interi synon t’i ofrojë një kontratë të re, sigurisht të përmirësuar financiarisht, duke ndryshuar edhe klauzolën e largimit, që aktualisht është 111 milionë euro, e vlefshme vetëm jashtë Italisë, gjatë muajit korrik të çdo viti.

“Kemi folur me shumë persona, por asgjë më shumë. Për momentin, ata që më telefonojnë nuk janë drejtues të klubit. Muk ka asgjë serioze. Është ëndërr të jesh një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mirëpo për Lautaron nuk po ndodh asgjë e veçantë. Dëshiron vetëm të luajë dhe të shënojë gola.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...