Ligue 1

E duan edhe Juvja e Roma, Milani tenton të shtojë koloninë franceze

Houssem Aouar mund të jetë francezi i radhës që i bashkohet Milanit. Footmercato shkruan se drejtuesit e kuqezinjve kanë nisur nga puna për të siguruar shërbimet e mesfushorit të avancuar.

24-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Lyonin, klub me të cilin ka vendosur të mos rinovojë. Kohë më parë e ka kërkuar Juventusi, ndërkohë që ka interesim edhe nga Roma dhe Real Betis.

Dyshja Maldini-Massara kanë nisur bisedimet me agjentin e Aouar për të siguruar një akord në parim dhe për të pritur fundin e sezonit për transferimin e tij me parametra zero në Milanelo.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency