Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E duan edhe në Premier League, Kumbulla më “larg” Veronës

Zgjatet me tej lista e skuadrave të mëdha europiane që synojnë të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, aktualisht pjesë e Veronës, Marash Kumbulla. Përveç Interit, Napolit dhe Lazios në Itali dhe Borussias së Dortmundit në Bundesligë, janë tri skuadra të Premier League-s që shpresojnë të blejnë kartonin e 20-vjeçarit. Më konkretisht Liverpoolli i Jurgen Kloppit, Tottenhami i Mourinhos dhe Evertoni i Carlo Ancelottit.

Trajneri i Hellas Verona, Ivan Juric, e ka pranuar se Marash Kumbulla vështirë se do të qëndroje te verdheblutë edhe sezonin e ardhshëm, duke para interesimin e madh të skuadrave më në zë për të.

Vlera e kartonit të shqiptarit ka shkuar 25 milionë stërlina dhe me atë që po shfaq në këtë sezon në Serinë A, klubet e rëndësishme nuk do ta kishin problem ta paguanin këtë shumë.

“Asnjë djalë nuk është i gatshëm (të promovohet në ekipin e parë). Nuk ka një tjetër Kumbulla,” – deklaroi trajneri i Veronës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...