Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

E duan Inter-Juventus, “xholi” i Gjermanisë: Dy janë kushtet e mia

Matthias Ginter ndodhet në vitin e fundit të kontratës me M’Gladbach, skuadër ku u transferua në vitin 2017 nga Borussia Dortmund për shumën e 17 milionë eurove.

Mbrojtësi, i cili ka veshur 46 herë fanellën e kombëtares gjermane (2 gola) ka oferta të shumta nga Bundesliga dhe kampionate të tjera, ku bien në sy interesimet nga Interi e Juventusi.

28-vjeçari ka folur rreth së ardhmes së tij për Sport 1. “Do rinovoj apo do largohem si lojtar i lirë? Do të bëj vlerësime teknike, por jo vetëm.

Ambienti është shumë i rëndësishëm për mua, këtu te M’Gladbach ka qenë gjithmonë familjar. Sigurisht që do të shoh edhe ambiciet e klubit, do të zgjedh projektin që më përshtatet në mënyrë të përkryer.

Ka rëndësi edhe trajneri, është tepër e rëndësishme që ai të më pëlqejë si lojtar”, deklaroi qendërmbrojtësi, i cili mund të luajë edhe mbrojtës i djathtë e shkatërrues.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...