Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E eliminuan modestët nga Gjibraltari, por Prishtina konfirmon Mirel Josën

????????????????????????????????????

Mirel Josa konfirmohet në krye të Prishtinës, deri në momentin që presidenti Remzi Ejupi të përfundojë pushimet. Pavarsisht eliminimit në turin paraeliminator të Europa League nga modestët e St Josephs nga Gjibraltari, trajneri kryeqytetas do të vazhdojë aventurën e tij në krye të bardhekaltërve. Ka qenë vetë klubi i Prishtinës me një postim në faqen zyrtare në Facebook, që ka bërë publik qëndrim e Mirel Josës, ndërkohë që klubi kosovar përgënjeshtron të gjithë atë tifozë që aluduan për trukimin e ndeshjes së kthimit ndaj St Josephs.

Komunikata e klubit të Prishtinës:

Prishtinë, 4 korrik 2019 – Mirel Josa qëndron kryetrajner i Prishtinës. Vulën do të jap kryetari Ejupi, i cili ka eksluzivitetin me mandat nga statuti, pasi që të rikthehet nga pushimi.Josa ka mbështetjen maksimale të pothuajse 99% të futbollistëve. Përforcimet që i ka bërë Prishtina, lojtarët e ardhur, në negociata me klubin, gjithmonë dhe të gjithë kanë shprehur haptas se Prishtinën, ndër tjera, e zgjedhin për shkak cilësive dhe punës që bënë profesor Josa.

Për FC Prishtina, gjithmonë e rëndësishme ka qenë uniteti i grupit, i futbollistëve dhe shtabit teknik dhe besimi që kanë në mes tyre.Tifozëve të vërtet të klubit u themi, se FC Prishtina është në rrugë të drejt dhe njëkohësisht i falënderojmë për besimin, atyre dhe të gjithë dashamirëve të vërtet të klubit, nga ish-futbollistë e deri te ish-trajnerët që me ngulm në orët e fundit na kanë dhënë mbështetje të shqetësuar nga lajme të orkestruara.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...