Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

“E ëmbla shtëpi”/ Ish-kapiteni rikthehet te Prishtina si trajner

Liridon Kukaj është rikthyer te Prishtina. Ish-qendërmbrojtësi i njohur dardan, ka nisur aventurën e tretë tek ekipi bardhekaltër, dhe të parën si trajner.

39-vjeçari është përzgjedhur trajneri i ekipit U19. Krahas Prishtinës Kukaj do të vijojë punën si ndihmësi i Afrim Tovërlanit te përfaqësuesja U21 e Kosovës.

Gjatë karrierës si futbollist, Kukaj zhvilloi 185 ndeshje me Prishtinën, ekip ku mbante shiritin e kapitenit. Ai ia doli të fitojë titullin, Kupën dhe Superkupën e Kosovës në kryeqytet. Kukaj gjithashtu ka luajtur në Shqipëri me Vllazninë dhe Gramozin.

KOMUNIKATA E PRISHTINËS

Prishtina vazhdon të afrojë disa nga ish-yjet e skuadrës, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin “bardhekaltër”.

Liridon Kukaj është personi i radhës që është rikthyer në skuadër, kësaj radhe pak metra larg fushës së gjelbër, në pozitën e trajnerit të FC Prishtinës U19.

Ai rikthehet te FC Prishtina pas propozimit të drejtorit sportiv, Driton Krasniqi. 39-vjeçari te Prishtina do ta zëvendësojë trajnerin Agim Maliqi, i cili i është bashkuar stafit të Ismet Munishit te skuadra e parë. Kukaj në stinorin e kaluar punoi si ndihmës i Bekim Shotani te FC Drenica.

Kukaj ka pasur karrierë të bujshme në futbollin e Kosovës, ku përveç Prishtinës, ai ka luajtur edhe në Shqipëri te Vllaznia e Shkodrës dhe tashmë te klubi i shuar, Gramozi.

Kukaj ka regjistruar me Prishtinën 185 ndeshje zyrtare në tri gara, duke shënuar edhe 12 gola kampional.

Rikthimi në shtëpi është gjithmonë i ëmbël. Po ndjehem shumë mirë. Tashmë na pret një punë e madhe dhe besoj se do ta arsyetoj besimin e dhënë nga drejtuesit e klubit më të madh në Kosovë, deklaroi Kulaj, pasi nënshkroi kontratën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...