Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E enjte e “zjarrtë” në Supersport, Reali ndaj Villarealit për të fituar titullin, Interi për të shpresuar ende!

Futbolli nuk mungon për asnjë ditë në ekranin e Supersport në këtë verë të ngjeshur me tre kampionatet kryesore europiane, La Liga, Premier League dhe Serie A. La Liga luan javën e parafundit këtë të enjte e cila do të luhet e gjitha në një orar pikërisht në 21:00. Reali Madridit i cili i ka vendosur tashmë pothuajse të dyja duart te titulli, ka mundësinë ideale për t’u shpallur edhe zyrtarisht kampion i Spanjës për edicionin 2019-2020 nëse fiton sot në sfidën shtëpiake ndaj Villareal. Për të fituar kampionatin skuadrës së Zidane do t’i mjaftonin edhe dy barazime në dy ndeshjet e fundit por Benzema me shokë do të kërkojnë të mbyllin llogaritë që sot në sfidën ndaj nëndetses së verdhë. Po në orën 21:00 në Camp Nou, Barcelona pret Osasusën me sytë se çfarë do të ndodhë në sfidën mes Los Blancos dhe nëndetses së verdhë. Atletico e Madridit dhe Sevilla që kanë siguruar edhe matematikisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm luajnë dy transferta delikate ndaj dy kundërshtarëve që luftojnë për një vend në Europa League.

Los Colchoneros luajnë derbin e vogël të Madridit ndaj Getafes ndërsa andaluzianët udhëtojnë në komunitetin bask për t’u përballur me Real Sociedad. Në Serie A e enjtja është dita e Interit që nëse triumfon në transfertën ndaj Spal të vendit të fundit do ta ngushtonte në -6 pikë diferencën me Juventusin e vendit të parë dhe mbi të gjitha skuadra e Conte do të rimerrte vendin e dytë. Më herët në orën 19:30 për javën e 33-të të Serie A luhet edhe sfida direkte për mbijetesë mes Torinos dhe Genoas. Në Premier League është dita e Manchester United që për të shpresuar deri në fund te një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm duhet patjetër të fitojë në transfertën londineze të orës 21:15 ndaj Crystal Palace, ndërkohë në orën 19:00 Evertoni i Ancelottit mund t’i japë goditjen e fundit Aston Villas që po shkon drejt rënies nga elita e futbollit anglez. Të gjitha këto sfida do të keni mundësi t’i ndiqni live në ekranin e Supersport duke nisur që prej orës 19:00.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...