Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E enjtja e futbollit në Supersport, Reali synon finalen e Superkupës së Spanjës!

Futbolli nuk mungon në ekranin e Supersport as në këtë të enjte. Vëmendja më e madhe është padiskutim te gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Spanjës aty ku do të përcaktohet se cila skuadër do të sfidojë Barcelonën në finalen e të dielës. Në stadiumin La Rosaleda të Malagas, kampionët e La Ligas, Reali i Madridit do të sfidojë finalisten tjetër të Kupës së Mbretit Athletic Bilbaon, në një ndeshje ku skuadra e Zidane është ndjeshëm favorite. Sfida do të startojë në orën 21:00 dhe Reali do të kërkojë ta zgjidhë çështjen e kualifikimit në kohën e rregullt por të mos shpenzuar aq shumë energji sa Barcelona që ndaj Real Sociedad fitoi vetëm pas goditjes së penalltive, në mënyrë që të shkojë sa më i freskët në finale.

Rodrygo është mungesa e vetme e skuadrës së Zidane në një ndeshje që do të luhet në praninë e një numri të reduktuar shikuesish. Në orën 21:15 do të luhet edhe ndeshja e fundit e raundit të 1/8-ave të Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Cagliarit një duel sa interesant aq edhe i bukur për t’u parë në ekranin e Supersport. Do të ketë pak rotacion në formacionet e të dyja ekipeve por pavarsisht ndryshimeve që mund të bëjnë dy trajnerët, Atalanta mbetet favorite për të kaluar turin. Në këtë ditë të enjte nuk mungon as futbolli holandez në ekranin tonë që vjen me duelin e javës së 16-të të Eredivisies mes Tëentes dhe Ajaxit. Ndaj skuadrës së Lindon Selahit, harkëtarët do të synojnë të rikthehen te fitorja pas 2 barazimeve radhazi edhe për t’u shkëputur në krye të renditjes pas aktualisht kryesojnë me pikë të barabarta me Feyenoord dhe Vitessen.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...